Rreth 125 mijë persona u mblodhën mbrëmjen e së enjtes pranë tempullit të Savës në Beograd, gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin.
Ata thërrisnin emrat e kreut te Kremlinit dhe homologut serb, Alexandar Vucic, i cili e shoqëroi gjatë vizitës.

Shkrimet në disa prej banerave sugjeruan se shumë njerëz kishin ardhur nga veriu i Kosovës.
I shoqëruar nga homologu i tij Alexandar Vucic. Patriarku Irinej dhe dy presidentët vendosën simbolikisht disa pjesë të Mozaikut të Jezu Krishtit, i cili ka ngjyrat e flamujve të Rusisë dhe Serbisë, të kuqe dhe blu.

Tempulli i Savës konsiderohet si një ndërtim unik sa i përket artit dhe arkitekturës Ortodokse. Një sërë organizatash nënshkruan një letër, ku protestonin ndaj asaj që e panë si glorifikim të regjimit autoritar të Putinit ne Serbi.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin serbi, numri një i Kremlinit tha se e mbështeste arritjen e një marrëveshje me Kosovën, por e akuzoi këtë të fundit për akte destabilizuese. (A2 Televizion)