Tsipras fiton votëbesimin, dritë jeshile për “emrin”

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 10:35 | Ballkani
Tsipras fiton votëbesimin, dritë jeshile për “emrin”

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, i mbijetoi të mërkurën një votëbesimi në parlament, duke eleminuar një pengesë të madhe për miratimin e marrëveshjes për emrin me Maqedoninë dhe duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Tsipras e kërkoi votë besimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit qeverisës, Panos Kammenos dhe grekëve të tij të pavarur, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për emrin, që u nënshkrua mes  Athinës dhe Shkupit vitin e kaluar.

Parlamenti mbështeti kryeministrin Tsipras me 151 vota, duke e kaluar pragun e nevojshëm në parlamentin prej 300 vendesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos