Beqaj mohon “miqtë”: Biznesmenët e sterilizimit i njoha pasi u bëra ministër

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 14:44 | Aktualitet
Beqaj mohon “miqtë”: Biznesmenët e sterilizimit i njoha

Gjyqtari ka shprehur rezerva për punën e prokurorit në rastin Ilir Beqaj për koncesionin e Sterilizimit, por ish-ministri i Shëndetësisë mbron edhe njëherë publikisht koncesionin e formës partneritet publik-privat të sterilizimit, duke e quajtur kontratën të suksesshme.

Sipas tij zbatimi i saj ka ulur ndjeshëm infeksionin spitalor dhe me afro dy ditë qëndrimin e një pacienti në spital.

Sipas Beqajt është e vërtetë që kur ka ardhur në detyrë ka gjetur gati centralin e sterilizimit në QSUT në 2013, por sipas tij nuk ishte e parashikuar se me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek Spitali i Traumës apo dy maternitetet dhe Sanatoriumi dhe si do riktheheshin për t’u sterilizuar rishtazi. E njëjta gjë edhe për spitalet e rretheve.

“Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilzimi dhe transporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realitete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë. Prandaj ishte e nevojshme një operator i vetëm.’’

Beqaj thërret në ndihmë për argumentet e tij atë që kanë thënë mjekët për sterilizmin, duke nisur nga Arben Gjata shef i kirurgjisë në QSUT, ish-anëtar i komisionit për kontratën, sot nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Beqaj bën llogaritë e borxheve që ka gjetur, numrin e të punësuarve, shpenzimet e shpërblimit dhe të kostove të personelit, numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe koston për çdo një të tillë, pa sjellë në vëmendje llogarinë finale: përftimin deri tani të 76 milion eurove nga “SaniService” që nga fillimi i koncensionit.

Umbro Stakinin dhe Ilir Rrapajn, përfitues të koncesionit 100 milion euro nuk i kosnideron miq dhe e cilëson një rastësi fluturimin në të njëjtin avion.

I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë… Mund të qëllojë që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse jenë atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.’’

Konkretisht për udhëtimin në Vjenë që për ish-ministrin i bie të jetë një koincidence fatlume Beqaj thotë se e ka mësuar nga hetimi se në avion ishte edhe Admir Daca, administrator i kompanisë koncensionare

‘’Sipas hetimit paska qenë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën.’’

Por Beqaj thotë se udhëtoi drejt Vjenës për vizitë pune në Agjencinë e Energjisë Atomike të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në maj 2017 thotë se nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe se ka qenë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/17/dosja-e-sterilizimit-gjkko-orienton-spak-te-hetoje-dhe-ish-ministrat-beqja-e-cani/
https://a2news.com/video/koncesioni-i-sterilizimit-saniservice-ka-arketuar-mbi-76-milione-euro-deri-me-sot/

A2 CNN Livestream

Latest Videos