
Përplasje të ashpra janë regjistruar në seancën e sotme plenare mes ministres Belinda Balluku dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa të dy kanë sulmuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.
E para që ka folur pas akuzave të Berishës, ishte vetë ministrja Balluku, e cila e konsideroi “një biskotë shumë të butë e që nuk i bën fare përshtypje” ish-liderit demokrat.
“Ti për mua je një biskotë shumë e butë dhe ti s’më bën fare asnjë përshtypje. Tregoni respekt për ministren e Bujqësisë, dhe nëse nëse është e fajshme apo e pafajshme, e vendos drejtësia.”
Ministrja Belinda Balluku
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, i cili i tha Ballukut që, me aferat në të cilat është përfshirë, ajo do të ketë të njëjtin fat me Arben Ahmetajn, madje edhe me vetë Edi Ramën.
“E di pse reagoi ajo kështu për Frida Gugallen? Sepse ajo vetë është krye-Gugallja. Kjo është ministrja që ndërton me 22-24 milionë euro rrugën. Të jesh e bindur që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh. Ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur.” (A2 Televizion)
Sali Berisha