Rama nuk shkon në Kuvend, inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 14:05 | Politikë
Rama nuk shkon në Kuvend, inspekton punimet në rrugën

Kryeministri Edi Rama, i cili sot nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit të Kuvendit për këtë sesion, ka postuar në Facebook një video nga inspektimi i akseve të reja rrugore Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Në akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, ende në punë e sipër po të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.

Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarën dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/20/me-garden-ne-salle-e-mes-debateve-nderpritet-seanca-e-kuvendit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos