Berisha: Basha është i marrë peng me disa dosje, Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 12:35 | Politikë
Berisha: Basha është i marrë peng me disa dosje, Alibeaj ka

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ngriti edhe njëherë tjetër akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Ai u shpreh se zinxhiri i aferave të Bashës është i gjatë dhe për këtë ai po mbahet “peng”.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse. Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë.

Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë.

Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Gjeni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos