
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ktheu përgjigje Sali Berishës, pasi ky i fundit e paralajmëroi që as mos ta imagjinonte që t’i kundërvihej vendimit të referendumit të 18 dhjetorit për shkarkim nga posti i kryetarit.
“I bëj thirrje Sali Berishës, ish-deputet i PD-së, që të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Sot, një ish-deputet i partisë, është futur në seli me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve të skeduar në Britani, për të thyer dyert e PD-së dhe për të zhvendosur vëmendjen e partisë sonë nga mbrojtja e njerëzve nga korrupsioni i qeverisë “Rama”.
“Megjithatë, ne nuk shfokusohemi nga beteja jonë për njerëzit. Do të ecim para me zbardhjen e aferës së inceneratorëve. Edi Ramës i them që të zhbllokojë komisionin hetimor për këtë çështje”, shtoi Basha. (A2 Televizion)