
Ndërsa një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të degëve të partisë në Tiranë që të mobilizohen për të qenë të pranishëm në çdo seancë në dyert e Parlamentit, për të vijuar serinë e protestave, të etiketuara prej tij si revolucion, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.
Mësohet se kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, u ka thënë deputetëve që të jenë prezentë në parlament që në orën 16:30 për të mos pasur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.
Gjithashtu, ai ka porositur deputetët që në rast bllokimi të foltores nga demokratët, socialistët do të largohen nga Parlamenti. (A2 Televizion)