
Opozita i qëndroi garancive të dhëna për zhvillimin e proteste paqësore, por incidentet nuk munguan, duke kapur në befasi edhe vetë organizatorët.
Një i ri, i identifikuar më vonë si Gerti Shehu goditi me grusht në fytyrë liderin e Demokratëve, Sali Berisha, ndërsa ai bashkë me aleatin Ilir Meta po i drejtoheshin në këmbë foltores së protestës.
Edhe pse me plagë të dukshme në fytyrë, Berisha zgjodhi të vijojë protestën, ndërsa nga foltorja akuzoi për sulmin drejtpërdrejtë Edi Ramën.
Në të njëjtën qasje ishte dhe Ilir Meta, i cili bëri thirrje për veprim. Përtej incidentit, Berisha i uroi mirëseardhjen në Tiranë liderëve të BE-së, duke bërë të qartë se protesta nuk është kundër tyre, por kundër Kryeministrit.
Në vëmendje të BE-së kreu i demokratëve solli manipulimin e votës së lirë, si dhe ndikimin e ambasadorëve të huaj në politikë bërjen e vendit.
Pasi përfundoi mesazhet e tij për protestën, Berisha u rikthye në këmbë seli, nga ku përveç Ramës, hodhi akuza dhe ndaj 2 drejtuesve të rendit.
Për agresorin tha se ishte bërë gati paraprakisht një vërtetim që e nxjerr atë me probleme mendore, por nga ana tjetër tregoi se i njëjti person ishte pajisur me patente për përdorim automjetesh në shkurt të këtij viti letra e psikiatrit
Bazuar mbi këto të dhëna, kreu i demokratëve deklaroi me bindje se sulmi ndaj tij ishte i mirë planifikuar. (A2 Televizion)