Mitsotakis mbërrin në Shqipëri, 5 orë takime me minoritetin grek në Jug të vendit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 07:15 | Politikë
Mitsotakis mbërrin në Shqipëri, 5 orë takime me minoritetin

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, ka mbërritur në Shqipëri në një vizitë 5-orëshe në jug të vendit. Ai ka mbërritur me helikopter ushtarak në Himarë dhe është pritur nga shumë qytetarë. Mitsotakis do të vizitojë sot Himarën, Finiqin dhe Dropullin, ku do të takohet me minoritetin grek si edhe do të vizitojë disa shkolla dhe kisha. Kreu i qeverisë greke është pritur me entuziazëm nga banorët e Himarës me veshje tradicionale të Epirit të Veriut, muzikë tradicionale dhe flamuj grekë.

A2 CNN ka zbardhur agjendën e kreut të qeverisë greke. Mitsotakis mbërriti në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi” dhe më pas vizitoi shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon, për të vijuar më pas në pedonale.

Pas një përshëndetje të shkurtër ai do të niset në orën 11:05 me helikopter drejt Livadhjasë së Finiqit. Pas qëndrimit për rreth një orë në këtë zonë ai do të shkojë në Derviçan ku do të qëndrojë për rreth një orë e gjysmë dhe më pas do të niset drejt Greqisë.

Në disa prej këtyre takimeve, kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Një ditë para vizitës së kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, vendin tonë e vizitoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili u takua me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka dhe më pas me kryeministrin Rama.

Agjenda e kryeministrit grek në Shqipëri

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/mitsotakis-rikthehet-ne-shqiperi-kryeministri-grek-me-22-dhjetor-ne-jug-shoqerohet-nga-rama/
https://a2news.com/video/dendias-ne-tirane-ceshtja-e-detit-ne-hage-hap-nje-marredhenie-te-re-mes-nesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos