
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.
Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, gjykata vendosi të shtyjë seancën më 17 janar 2023, ora 09:00.
Kujtojmë se seanca për PD-në në Apel u shty edhe dy ditë më parë pasi avokati Rezart Kupthi kërkonte të njihej me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.
Gjykata më pas i dha avokatit tri ditë kohë për t’u njohur me dosjen. (A2 Televizion)