Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD: Një vit i vështirë për ne, u përdorën të gjitha mjetet që të vendosej nën kontrollin e qeverisë, por dështuan

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 17:58 | Politikë
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD: Një vit i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa foli sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se ky ishte një vit i vështirë për forcën politike që ai drejton. Sipas Berishës, janë përdorur të gjitha mjetet që të vendosjen nën kontrollin e qeverisë, por që dështuan.

“Ky ishte një vit i vështirë  për PD-në. Do ta quaja një vit të paprecedentë në historinë e një force politike. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal, i qeverisë më të lidhur me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkombëtare e Sorosit. Të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri.”

Sali Berisha

Sipas Berishës, rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë ushtruar një presion i tillë ndaj një force politike.

“Gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë dhe mafias qeveritare. Kushdo tjetër të vendoste, por jo shqiptarët. E kam fjalën këtu për shqiptarët që i thonë vendit të tyre atdhe dhe që besojnë se mundin dhe djersën e tyre, në këtë vend mund të ndërtohet e ardhmja.” (A2 Televizion)

Sali Berisha
https://a2news.com/2022/12/20/sali-berisha-heq-syzet-dy-jave-pas-sulmit-ne-proteste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos