Samiti i Europës Juglindore, Rama në Selanik, diskutohet mbi integrimin e rajonit në BE

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 19:31 | Politikë
Samiti i Europës Juglindore, Rama në Selanik, diskutohet mbi

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Selanik. Rama u prit nga homologu i tij grek, njëkohësisht mirëpritësi i samitit, Kyriakos Mitsotakis.

Në samitin e vendeve juglindore që do të zgjasë 2 ditë, do të marrin pjesë dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Agjenda e samitit parashikon diskutime rreth integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.

Këtij samiti i parapriu ministeriali i Ministrave të Jashtëm të rajonit, ku e pranishme ishte dhe ministrja Xhaçka dhe ministri i jashtëm i Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos