
Një zjarr i rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë ka dalë jashtë kontrollit. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është i përmasave të konsiderueshme, teksa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen në ajër.
Katër zjarrfikëse janë aktualisht në vendgrumbullim ku ka edhe shpërthime të gazit metan. (A2 Televizion)