Vijon zjarri në fushën e mbeturinave në Vlorë, era e keqe mbulon zonën

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 08:34 | Aktualitet
Vijon zjarri në fushën e mbeturinave në Vlorë, era e keqe

Ka qenë aktiv gjatë gjithë natës zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë qenë në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët, ndërkohë që e gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi dhe era e keqe.

Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve kanë shkuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave dhe izolimin e flakëve.

Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është ende i përmasave të konsiderueshme, teksa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen në ajër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos