Gara e varkave më vela, Rama: Për herë të parë garojnë dy shqiptare

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 17:27 | Aktualitet

Për herë të parë dy varka shqiptare do të garojnë në edicionin e 12-të sportiv të varkave me vela. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit varkat me vela do të nisen nga Brindizi drejt Gjirit të Vlorës.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të "pushtohet" nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit, ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama krahas fotografive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos