Berisha: Në 8 vite kemi humbur 35% të popullsisë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 12:41 | Politikë
Berisha: Në 8 vite kemi humbur 35% të popullsisë

Sali Berisha, në një konferencë mbi shpopullimin e vendit, deklaroi se “ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870”.

“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 për qind. Sot, ne kemi një statistikë, më të saktën që kemi pasur në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 për qind të popullatës në Shqipëri”, tha Berisha.

“Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, shtoi Sali Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/01/epidemia-e-shpopullimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos