Berisha në Dibër: Rama, vëllai i Vucicit, serbët në Kosovë janë më të mbrojturit në botë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 18:12 | Politikë
Berisha në Dibër: Rama, vëllai i Vucicit, serbët në

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi në Dibër ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si mikun e Vucic, ndërkohë që ky i fundit ende ofendon shqiptarët. “

  “Cili nga ju ka lexuar fjalimin që Vucic mbajti pasi u kthye nga Brukseli para dy ditësh? Çfarë na paraqet ai ne? Na paraqet ne terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë serbët në Kosovë. Unë ju them këtu se nuk ka minoritet sot në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë. Në ligj dhe Kushtetutë përfaqësohet 5 herë më shumë se sa është në Parlament dhe institucione”, deklaroi Berisha, i cili zbuloi edhe një iniciativë të tijën në kohën kur ishte në krye të ekzekutivit shqiptar.

Duke folur për minoritetin serb në Kosovë, shtoi se “Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin më të madh me liritë dhe të drejtat e tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare kemi investuar në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ofruar një meremetim kishash, por i urdhëroi Vucic të refuzonin donacionin shqiptar", rrëfeu ai.

Sipas liderit demokrat komunitetin serb e rrezikon vetë urrejtja  e Vucicit ndaj shqiptarëve, i ndihmuar nga “vëllai” Rama. “Çfarë është Vucici? Vëllai i Edi Ramës. Vizitën e fundit, mos harroni, tha kur të filloj luftën do më kërkoni që t’i them një fjalë atij vëllait Vuciq, se i tall edhe me dialektin, se për këtë vëllain Vucic, Edi Rama u bë avokat i tij në samitin e NATO-s”, ishin fjalët e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos