
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare.
Pasi bëri një përmbledhje të krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, deputeti demokrat shkruan se edhe pse kanë kaluar 31 vjet nga shembja e regjimit, nuk është kërkuar falje dhe nuk ka asnjë shenjë pendese për tragjeditë e shkaktuara.
Shehaj shton se gjithashtu në Shqipëri nuk ka një monument simbol të përkujtimit të këtyre viktimave
Postimi i deputetit Isuf Çelaj
?Të mos harrojmë!
?23 gushti është Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, dhe askush më shumë se ne shqiptarët duhet të kujtojnë atë që diktatura komuniste me regjimin e sajë totalitar për 50 vite u shkaktoi:
?59 mijë shqiptarë të internuar në kampet e tjerrëshme të punës së detyruar,
?34 mijë shqiptarë të dënuar në burgjet famëkeqe të komunizmit, ku 308 prej tyre nga torturat çnjerëzore kaluan në çmendinë,
?6027 shqiptarë të vrarë e pushkatuar nga regjimi komunist ku një pjese nuk u dihen as varret,
?Sot edhe pse kanë kaluar 31 vite nga shembja e atij regjimi gjakatar nuk është kërkuar falje dhe as nuk ka asnjë shenjë pendese për gjithë dëmet e tragjeditë e shkaktuara nga makineria vrastare e Sigurimit famëkeq të shtetit dhe aktorët kryesor e persekutorët komunistë,
?Nuk ka akoma një monument simbol të përkujtimit të këtyre viktimave, ndërkohë që rrugët e sheshet e vendit janë të mbushura me emra e statuja të atyre që shkaktuan këto tragjedi e vuajtje,
?Sot bijtë e etërve që qeverisin vendin krenohen me ato që etërit e tyre u shkaktuan kësaj shtrese duke u mburrur se janë krenar me ata se kanë qenë në anën e duhur të historisë!!!!
?Nëse do harrojmë dhe nëse nuk do të shprehim me veprime konkrete pendesë për ato që regjimi komunist na shkaktoi mundësia për t’u përsëritur është duke u sjellë si fantazmë më shumë se kurrë edhe sot!!! (A2 Televizion)