"NATO të hapë dyert për Kosovën", Xhaçka në Berlin: Aleanca e bashkuar, mesazh për Rusinë

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 13:33 | Politikë
"NATO të hapë dyert për Kosovën", Xhaçka

Lufta në Ukrainë  dhe përgjigja e NATO-s ishte padyshim tema kryesore e takimit jo zyrtar dy ditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në rang të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në kryeqytetin gjerman,  i cili paraprin samitin e NATO, në fund të muajit qershor në Madrid.

Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

"Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh ajo.

Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi. Ministrja shqiptare mbështeti edhe vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos