Berisha nga Elbasani: Krimi i organizuar shqiptar pengon Kosovën për liberalizimin e vizave

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 19:23 | Politikë
Berisha nga Elbasani: Krimi i organizuar shqiptar pengon Kosovën për

Krimi i organizuar shqiptar pengon Kosovën për liberalizimin e vizave. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga Elbasani ku po zhvillon “Foltoren”e radhës me demokratët e këtij qarku. Duke akuzuar Ramën për çështjen e integrimit, Berisha u shpreh se Shqipëria është vend kampion s ai takon kërkesa të larta për azil dhe krimit të organizuar jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë dhe Lindjen e Mesme. Sipas tij  

 “Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është vend i parëndësishëm, por njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat elementare të mirësjelljes, njërit i thotë idiot e tjetrit gënjeshtar, sikur të jetë ky eprori i tyre, ata kanë gjetur vetëm cilësimin më i parëndësishmi dhe faturën e paguajmë ne, se atë nuk e përfill njeri. Na vlerësonin partnerë. Prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende mos i përfshijnë në integrim, nuk e bënë këtë, por u shprehën për vende partnere, por ku je kampion në Europë për kërkesa azili, kur je qendër e krimit në Europë, Amerikë e Lindje të Mesme kushdo të bëjë me ty. Kjo situatë pengon Kosovën për liberalizimin e vizave. Ua them unë dhe e ka thënë edhe Macron që Kosovës nuk i japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky dhe ky kalon nga mandati në mandat, sepse opozita kalon nga humbja në humbje, sepse kreu i opozitës nuk respekton rregullin elementar humbi zgjedhjet duhet të dorëhiqej, pasuesi i Merkel dha dorëheqjen se partia e tij doli e dyta në zgjedhje, kurse ish-kryetari aktual kalon nga humbja në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën që të shkojnë drejt fitores”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos