Berisha paralajmëron protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 19:38 | Politikë
Berisha paralajmëron protesta të fuqishme në mbështetje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme në mbështetje të kauzës së pedagogëve. Gjatë mbledhjes së konstituimit të departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës në PD, Berisha theksoi se synimi i protestave do të jetë që të mos lejohet më rrokullisja e vendit nën regjimin e Ramës.

“Ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ne jemi të bashkuar këtu, na bashkojnë mendimet, idealet tona. Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit. Ka një dekonsideratë totalë për mjekët, pedagogët, studentët. Ka një preferencë absolute për trafikantët, të inkriminuarit, por me përparësi absolute trafikantët të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij në narko-euro. Ndaj dhe kjo protestë e juaja është e një rëndësie shumë të madhe. Ne shumë shpejt ne do të fillojmë protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve dhe nuk do ta lejojmë këtë rrokullisje të vendit. Janë përgjysmuar bizneset e vogla. Sepse nuk është tregu, është anti-tregu i krijuar sipas rikualifikimit që kanë bërë.  Me ju do të bëjmë programin e arsimit të lartë dhe ju them se buxheti nuk mund të jetë më pak se 5% e GDP-së për Arsimin. Nuk mund të ketë konfiskim të lirisë akademike për ju. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer bashkëpunimin me të gjitha ekselencat shqiptare kudo që janë sot”, u shpreh Berisha.

. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos