Çekia regjim vizash për Shqipërinë? Rama-opozitës: Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 18:45 | Politikë
Çekia regjim vizash për Shqipërinë? Rama-opozitës:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat e sotme ku pretendohej se se Çekia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Në një postim në Tëitter Rama shkruan se kjo nuk ka gjasë të ndodhë, pavarësisht deklaratave të opozitës.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1582408260879282184

A2 CNN Livestream

Latest Videos