Operacioni i SPAK, Berisha: Akti më madhor i dekonspirimit pas pendimit të Dumanit

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 12:26 | Politikë
Operacioni i SPAK, Berisha: Akti më madhor i dekonspirimit pas pendimit

Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, këtë të premte, komentoi operacionin e SPAK të një dite më parë ku u lëshuan 32 urdhërarreste, ndërsa u ekzekutuan 18 urdhërarreste.

Berisha e quajti operacionin të dështuar pasi bosët e krimit, siç i quajti ai, u larguan pasi u informuan se Dumani po fliste.

“Nga 32 urdhërarreste u arrestuan vetëm 7-8 ushtarë kurse bosët, që të gjithë, u larguan pasi u njoftuan në drejtime të paditura. Nuk kam të dhëna se morën mesazhe, se morën telefonata nga narkopolicia apo prokuroria, por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë u bë publike se Dumani, një vrasës serial, është bërë i penduar. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar për dekonspirim, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, sigurisht morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim ishte shumë i qëllimshëm sepse çdo bos ka nga pas një qeveritar, qëndrojnë lidhjet direkte të Ramës, prokurorëve e policëve”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos