Berisha për Dakon: Shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton se është kriminel elektoral

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 13:59 | Politikë
Berisha për Dakon: Shkoi si ai në vresht për kokë të

Një ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se shkoi për kokën e Tahirit, ndërsa theksoi që Dako e meriton plotësisht burgun, pasi sipas tij është kriminel elektoral.

“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë, është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë”. (A2 Televizion)

Sali Berisha

A2 CNN Livestream

Latest Videos