Kolegji Zgjedhor vendos shqyrtimin e ankimimit të plotë të Lefter Maliqit për Kuçovën

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 12:41 | Politikë
Kolegji Zgjedhor vendos shqyrtimin e ankimimit të plotë të Lefter

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili i kërkon Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që të marrë në shqyrtim ankimin e plotë dhe jo të pjesshëm të tij.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Lefter Maliqi, i cili tha se sot fitoi betejën e parë më drejtësinë.

“Drejtësia funksionoi! Sot fituam Betejën e Parë, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime! Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhor të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe të paanshëm! Mirënjohje dhe Avokatëve në këmbënguljen dhe mbrojtjen e tyre! Beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve. Oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera. E drejta do të fitojë! S’ka kthim pas! Kuçova patjetër Kantier Ndërtimi shumë shpejt!”, shkroi ai në rrjetet sociale pas vendimit.

Lefter Maliqi i ishte drejtuar KAS ku kërkonte hedhjen poshtë të vendimit të KZAZ së Kuçovës ku kishte shpallur fitues kandidatin socialist Kreshnik Hajdari në zgjedhjet e 14 majit, duke akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat.

KAS kaloi për shqyrtim në seancë plenarë vetëm një kërkesë nga shtatë që kishte paraqitur në ankim Lefter Maliqi. Për këtë, ai fitoi në Kolegj që KAS të marrë në shqyrtim ankimin e plotë dhe jo të pjesshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/lefter-maliqi-con-ne-spak-te-gjithe-funksionaret-e-kzaz-se-kucove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos