Berisha: Përpjekjet për të mbyllur hetimin për aferës së djegësve dështuan, Rama përgjegjësi kryesor

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 12:20 | Politikë
Berisha: Përpjekjet për të mbyllur hetimin për aferës

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha, është ndalur të flasë edhe sot në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Sipas Berishës, të gjitha përpjekjet e mazhorancës për të mbyllur hetimin për atë që ai e quajti “afera e djegësave”, dështuan.

Ndërkohë, ai shtoi se, përgjegjësi kryesor i kësaj afere është vetë Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama.

“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere.” (A2 Televizion)

Sali Berisha

A2 CNN Livestream

Latest Videos