All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arrestimi i 17 policëve, reagon kryeministri Edi Rama

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 16:44 | Politikë
Arrestimi i 17 policëve, reagon kryeministri Edi Rama
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama reagoi për operacionin që çoi në arrestimin e 17 policëve kufitarë, duke përgëzuar SHÇBA-në dhe SPAK-un për goditjen e “çerdhes së të korruptuarve në Policinë e Shtetit”.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë“, shkroi Rama në Twitter.

https://a2news.com/2022/04/08/operacion-i-perbashket-17-police-te-arrestuar-ne-shqiperi-20-ne-kosove/
All - Paragraf - 3

SPAK thotë se gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

“Veprimet e kundërligjshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas”, sqaron SPAK. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos