All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 12:42 | Politikë
Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse
All - Paragraf - 1

Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vendosi që të kontrollohet Arben Ahmetaj vetëm sepse u kërcënua nga ish-ministri.

“Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme”, tha Berisha.

All - Paragraf - 3

“Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori. Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij. Ndaj, duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/bkh-kontrolloi-banesen-e-partneres-ahmetaj-ankimon-vendimin-ne-apel/
https://a2news.com/2023/03/10/verifikimi-per-ahmetajn-para-kontrollit-te-bkh-filter-menyres-se-krijimit-te-pasurive/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos