Deklarata solemne që do të mundësojë regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 11:35 | Politikë

A2 CNN ka siguruar deklaratën solemne të Enkelejd Alibeajt, që do të depozitohet sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes KAS-i tregon se Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne të firmosur nga nënkryetari.

Përpara vendimit të KAS-it, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga grupimi i Alibeajt që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së në KQZ, Lulzim Basha. Pas vendimit të KAS, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike nga grupimi i Alibeajt deklaroi për mediat se vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte i pambështetur në ligj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos