
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi “se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës”.
“Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s, si përfaqësues i popullit shqiptar. Akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA-së përbën një armik të madh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër. Përbën një akt armiqësor ndaj NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-së si vend udhëheqës i aleancës së Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar. Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjtitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtet një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij. T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë”, tha Berisha.
“E them prapë, një turp të madh na ka krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm. Një thikë pas shpine të tmerrshme SHBA-së, por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-në. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të shkelte kurrë interesat e sigurisë së SHBA-së nëpërmjet një rrjeti agjentësh të shpërfytyruar. Agron Neza dhe Dorian Duçka, këshilltari privat i kryeministrit, ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë. Njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)