Në mes të kaosit në Kuvend, deputeti luan… shah

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 12:37 | Politikë
Në mes të kaosit në Kuvend, deputeti luan… shah

Në mes të tensionit të lartë në seancën e sotme, Eduart Shalsi gjeti qetësinë mendore për të luajtur shah.

Në foton e LSA duket deputeti i Partisë Socialiste, me laptop përpara, duke luajtur në mes të kaosit që e rrethonte në seancën e sotme.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar që në interpelancën e sotme për çështjen McGonigal, të ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili kishte deleguar Elisa Spiropalin.

Pavarësisht bllokimit të foltores, Kuvendi miratoi ligjet që ishin në rendin e ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos