Rama mungoi në Parlament, Balla: Nuk po i shmanget çështjes që nuk është çështje

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 13:25 | Politikë
Rama mungoi në Parlament, Balla: Nuk po i shmanget çështjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jashtë sallës së Kuvendit, u pyet nga gazetarët për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme, ku opozita kërkoi interpelancë me të për çështjen McGonigal.

Për këtë, Rama kishte deleguar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Nuk ka asnjë lloj shmangieje nga një çështje nuk është çështje. Çështja e opozitës është t’i shkojë mbrapa një hetimi në SHBA, ndaj një zyrtari amerikan, i cili gjatë aktivitetit të tij ka pasur takime edhe në Shqipëri. Për ne, kjo nuk është çështje. Secila palë ka agjendën e vet, por të tjerët nuk mund të na tërheqin në agjendën e vet pa thelb. Edhe të enjten e kaluar, edhe sot, kishim çështje shumë të rëndësishme për të diskutuar”, tha Balla.

“Nëse do të gjendemi sërish seancën e radhës në këtë situatë, Parlamenti do të vijojë punën e tij”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/kaosi-ne-kuvend-balla-opozita-ska-hallin-e-hetimeve-ne-shba-do-te-heqe-vemendjen-nga-21-janari-e-gerdeci/

A2 CNN Livestream

Latest Videos