
I ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi marrëdhëniet e tij aktuale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë kam raporte shumë të mira me eksponentët më kryesorë të republikanëve amerikanë, janë në dijeni të plotë të zhvillimeve. Relatat vijojnë duke u rritur. Nuk kam asnjë paragjykim për demokratët. Askujt nuk i kam kërkuar ndihmë, kam kërkuar vetëm transparencë. Kam shpallur se vendimi i shpalljes “non grata” është mbi bazë korruptive”, tha Berisha.
“Disa që kanë parë dosjen, më kanë siguruar që ka zero të dhëna”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)