Flamur Noka rrit tonet: Basha përçau partinë, “Foltorja” e Berishës po i bashkon demokratët

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 12:47 | Politikë
Flamur Noka rrit tonet: Basha përçau partinë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi edhe njëherë kryetarin e tij Lulzim Basha se me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën i ka shkaktuar një dëm shumë të madh partisë.

Sipas Nokës, nisma e ish-kryeministrit Berisha ka mbështetjen e të gjithëve dhe po i bashkon demokratët për t’i udhëhequr në fitore.

“Ajo që më dhemb më shumë mua dhe shumë të tjerëve që ndodhen në këtë lëvizje është fati i Partisë Demokratike, fati i demokracisë në Shqipëri. Sepse Lulzim Basha me atë vendim përçau Partinë Demokratike. Basha me vendimin e tij i dha një goditje fatale kësaj force politike. Dhe i vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. I gjithë ky vendim ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës. Ndaj nuk ka të bëjë me fatin e karrierës individuale të Flamur Nokës. Këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet dhe drejtohet nga mazhoranca.

https://www.youtube.com/watch?v=CJDsBNTsLp4

Nuk do ketë asnjë përçarje pasi shumica e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur nga kreu i PD-së. Nisma “Foltorja” është ajo që po i bashkon demokratët. Kjo parti nën drejtimin e Bashës nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një lider dhe ekip që i çon drejt fitores. Kush ka dalë në krah të Bashës është i detyruar pasi i është kërkuar. Ambasada e SHBA-së nuk ka mbështetur asnjë kohë Lulzim Bashën, por Edi Ramën”, u shpreh Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos