
E ardhmja e Armando Brojës duket dhe më larg Chelsea. Futbollisti shqiptar është lënë jashtë listës së klubit londinez për turneun amerikan.
Blutë u nisën në Los Angeles, aty ku do të zhvillojnë disa duele miqësore. Chelsi publikoi listën me 29 lojtarët që do i bashkohen skuadrës në Amerikë, ndërkohë që emri i sulmuesit shqiptar mungon, duke lënë të kuptohet që e ardhmja e Brojës, me shumë gjasa do të jetë larg Londrës.
Për Armando Brojën kanë shfaqur interes shumë klube të rëndësishme evropiane, përmendim këtu New Castle, Ajaks, Napoli e shumë të tjerë, por vetëm në ditët në vijim do të mësohet se çdo të ndodh përfundimisht me të ardhmen e tij. (A2 Televizion)