Shuhet pista United, Strakosha përfundon te Brendford

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 13:44 | Futboll
Shuhet pista United, Strakosha përfundon te Brendford

Transferimi i Thomas Strakoshës në Premier League angleze duket vetëm çështje orësh. Por në një lëvizje befasuese, spekulimet për interes nga Manchester United kanë rënë, pasi portieri shqiptar pritet t’i bashkohet Brentford.

Kuqeziu ka rënë dakord për të luajtur me klubin e Londrës perëndimore, madje ka kryer edhe vizitat mjekësore. Strakosha u largua si lojtar i lirë nga Lazio, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën me klubin italian. Për transferimin te Brentford pritet vetëm zyrtarizimi nga skuadra e re.

Portieri i Kombëtares kuqezi ishte pa kontratë nga 30 qershori,  pas 10 vitesh dhe 208 ndeshjesh me Lazion, pasi preferoi të mos rinovonte kontratën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos