U refuzua nga Brugge, Lazion do të apelojë në FIFA çështjen Muriqi

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 10:26 | Futboll
U refuzua nga Brugge, Lazion do të apelojë në FIFA

Vedat Muriqi do të rikthehet te Lazio. Vetëm pak ditë pasi u zyrtarizua te Club Brugge, futbollisti i Kombëtares Kosovare ka dështuar me testet mjekësore me skuadrën belge.

Por, diçka e tillë nuk është pranuar nga italianët. Sipas presidentit të Lazios, Claudio Lotito, Muriqi nuk ka asnjë problem fizik dhe gjithë kjo ka ndodhur vetëm se Klub Brugge nuk donte të paguante 11 milionë euro për lojtarin.

Sipas mediave, klubi italian do ta apelojë këtë çështje dhe në FIFA për të vendosur aty të ardhmen e lojtarit dardan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos