Berluskoni rikthehet në shtëpi pas 24 ditësh në spital

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 17:10 | Bota
Berluskoni rikthehet në shtëpi pas 24 ditësh në spital

Mediat italiane raportojnë raportojnë se ish-kryeministri Silvio Berluskoni është rikthyer në banesën e tij, pasi qëndroi për 24 ditë në spitalin e San Raffaele-s në Milano.

84-vjeçari Berluskoni u vendos në vilën e tij në Arcore në veri të Milanos, ku është përgatitur dhe një dhomë spitalore për ta mbajtur në kontroll të vazhdueshëm.

Burime pranë familjes së manjatit të mediave bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Berluskonit është përkeqësuar ndjeshëm që pas infektimit me koronavirus në muajin shtator, që mesa duke i ka lënë pasoja serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos