Policia turke arrestoi të paktën 200 persona gjatë një protestë të dhunshme që u zhvillua në rrugët e Stambollit me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.
Ndërhyrja e ashpër e policisë erdhi dhe si pasojë e masave të ashpra anticovid të vendosur nga autoritetet, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, forcat speciale të policisë ushtruan dhunë ndaj drejtuesve të protestës duke i hedhur në tokë dhe goditur. Protesta të ngjashme u mbajtën dhe në qytetin e Izmirit.
Autoritetet turke kanë vendosur një izolim 17 ditor në të gjithë vendin, ku të gjithë dyqanet, shkollat janë mbyllur dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ulur numrin e infektimeve. (A2 Televizion)