Me harqe, pistoleta, pushkë dhe drogë në avionin privat, amerikani arrestohet në aeroport

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 14:16 | Bota

Një shtetas amerikan është arrestuar në aeroportin e Trapanit pasi kishte mbërritur nga Florida. 64-vjeçarit Patrick Joseph Horan, iu gjetën në bordin e avionit privat lëndë narkotike dhe armë të ndryshme, si pushkë, pistoletë dhe harqe me shigjeta.

Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për armët dhe as për drogën që iu gjet nga agjentët e doganës dhe Guardia di FInanza.

Sipas mediave italiane, amerikani është aksioner në një kompani bujqësore në Sicili. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është kthyer në Itali sepse do të kryejë një operacion në Palermo, por sipas hetimeve paraprake e ka bërë disa herë këtë udhëtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos