Ndryshimet në paketën fiskale, Katiaj: Përpjekje që mbështesin sipërmarrjen, por nuk mjaftojnë për zhvillime strategjike të reja

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 20:40 | Ekonomi
Ndryshimet në paketën fiskale, Katiaj: Përpjekje që

Elisabeta Katiaj, ish-zv/drejtore e përgjithshme e Tatimeve dhe kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, komentoi ndryshimet në paketën fiskale, duke i konsideruar si “vijimësi e premtimeve të bëra në fushatë”.

“Ka nisur zbatimi i premtimeve. Në situatën ekonomike botërore, nuk presim shkopin magjik, por janë përpjekje që më së shumti mbështesin sipërmarrjen në vend, por që nuk mjaftojnë për zhvillime strategjike të reja në vend”, theksoi Katiaj.

Sa i përket ndryshimit të taksës progresive për pagat, Katiaj u shpreh: “Nga kjo përfiton biznesi, që marrëveshjen me punëmarrësin e bën në nivel neto dhe jo bruto. Biznesi kursen 1300 lekë te kjo pjesë. Por, nga ana tjetër, ndikon dhe në pjesën e uljes së informalitetit, pasi ky kursim i detyron që të rrisin pagën e deklaruar. Sektori më i ndikuar është ai fason apo “call center”. Kjo ul peshën e kostos së formalizimit të pagave. Pagat e larta përfitojnë automatikisht, pasi në këtë nivel pagash bëhet marrëveshje në nivel bruto, ku tatimet i paguan vetë punëmarrësi”.

Në lidhje me unifikimin e akcizës së gazit në 6 lekë për litër, Katiaj theksoi: “Rritja e çmimit të gazit në rang global do t’i japë efektet e veta edhe në vendin tonë. Prandaj, duhen një sërë politikash mbështetëse ndaj fermerit, që të përballohet kërkesa me anë të produktit vendas”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos