
Pandemia e Covid-19, përveç problematikave të shumta që ka sjellë, duket se ka edhe të mirat e saj. Pikërisht për shkak të kësaj pandemie dhe protokolleve për rifillimin e vitit arsimor, më në fund shkolla 9-vjeçare në fshatin Alarup të Pogradecit do të bëhet me ujë të pijshëm.
Kjo shkollë me 84 nxënës, nuk ka pasur asnjëherë ujë, fakt të cilin e pohon vetë drejtori i këtij institucioni.
Projektin për bërjen e kësaj shkolle me ujë të pijshëm po e financojnë disa besimtarë myslimanë, të cilët kanë mbledhur fonde për të mundësuar hapjen e një pusi në oborrin e shkollës
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor shkollat në fshatrat e Korçës, Devollit dhe Ersekës hasen me problematika të shumta pasi një pjesë e madhe e godinave kanë nevojë për rikonstruksion total dhe bashkitë që i kanë në ngarkim e kanë të pamundur të investojnë me fondet e tyre. (A2 Televizion)