Hapja e shkollave, Rama: Numrat do të rriten, duhen mbajtur brenda parashikimeve

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 12:56 | Aktualitet
Hapja e shkollave, Rama: Numrat do të rriten, duhen mbajtur brenda

Edi Rama ishte vetë në një nga klasat e shkollës "Leonik Tomeo" në Durrës, ku testoi qëndrimin me maskë në ambient të mbyllur.

I vetëdijshëm për anormalitetin e ri që të gjithë duhet t’i përshtaten, kryeministri paralajmëroi rritjen e pashmangshme të shifrave të të prekurve nga Covid-19, me nisjen e vitit të ri mësimor.

“Siç ka ndodhur në të gjitha vendet, nuk ka sesi të mos ndodhë dhe në Shqipëri që me hapjen e shkollave numrat do të rriten. Mjafton ndonjëherë që disa lëvizje të pashmangshme të bëjnë që transmetimi të ndodhi. Ajo që na duhet është t’i mbajmë numrat brenda parashikimeve”, u shpreh Rama.

Këto parashikime të kryeministrit, pritet t’i shoqërojnë nxënësit deri në fund të vitit mësimor. Numri një i qeverisë thotë se masat janë marrë dhe mësimi online do të vijojë edhe në skenarët më të këqinj. “Kjo është një sfidë që nuk e zgjodhëm”, por sipas Ramës, “Na zgjodhi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos