Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 08:56 | Aktualitet

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashët. Në mesnatë ata u mblodhën me qirinj në duar në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Ceremonia zgjati deri pas mesnate ndërsa festimet pritet të përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

 “Krishti u ngjall”, është “refreni” që përsëritet në këtë ditë ndërsa besimtarët trokasin vezët e kuqe të Pashkëve që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Pashka është pritur me fishekzjarrë në Korçë ku qindra besimtarë vendas por edhe nga qytete të tjera kanë pritur mesnatën në qendër të qytetit, para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në meshën e drejtuar nga Mitropoliti Johan Pelushi.

"Krishti u Ngjall" dhe pas urimeve që nga drita e shpresës të ketë paqe dhe mirësi në çdo familje, ata u shpërndanë nëpër banesat e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/16/dita-e-pashkes-kreret-e-shtetit-urojne-besimtaret-ortodokse/
https://a2news.com/2023/04/16/meta-nga-katedralja-ortodokse-keto-jane-pashke-shume-te-mbara-per-te-gjithe/
https://a2news.com/2023/04/16/besimtaret-ne-jerusalem-kremtojne-zjarrin-e-shenjte-ne-pranine-e-policise-izraelite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos