Besimtarët ortodoksë të Vlorës kremtojnë të “Premten e Zezë”

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 20:45 | Aktualitet
Besimtarët ortodoksë të Vlorës kremtojnë të

Besimtarët ortodoksë të qytetit të Vlorës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezus Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Gjatë pasdites se te premtes, nga kisha e Shën Theodhorit në Vlorë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës.

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore të qytetit.

Epitafi ka dalë nga kisha për të vijuar më pas me ritualin në rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa kësaj ceremenie i janë bashkuar dhjetëra qytetarë të Vlorës.

Procesionin e ka udhëhequr At Konstandin Prifti, ndërsa e premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos