
Për banorët që kanë mbetur në bashkinë e Selenicës, punimi i tokës dhe shitja e atyre pak produkteve është një mundësi për të siguruar jetesën, pasi ato që jetojnë atje, janë kryesisht të moshuar dhe kanë vetëm pensionin si të ardhur ekonomike.
Por edhe punimi i tokës, tani për ta është bërë një mision i pamundur me rritjen e çmimeve të plehrave kimike.
Por çfarë do të thotë për këta banorë mosplehërimi i të mbjellave që kanë kultivuar deri më tani??
Në të tilla kushte, banorët shprehen se rritja e çmimeve për shkak të situatës konfliktuale në lindje të Europës, nuk e justifikon trefishimin e çmimeve të plehrave kimike dhe për këtë arsye kërkojnë vëmendjen dhe ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore. (A2 Televizion)