
Në mungesë të turistëve nga Ukraina dhe Bjellorusia, Shqipëria po përpiqet të joshë pushuesit nga Gadishulli Iberik dhe Lindja e Mesme duke hequr vizat me 8 shtete në këto rajone. Operatorët e vlerësojnë pozitivisht nismën, por thonë se efektet e saj nuk do të ndihen këtë sezon turistik veror.
Sezoni turistik veror po afron dhe Shqipëria po përpiqet të joshë të huajt. Prej 1 majit, qytetarët nga Rusia, Egjipti, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Omani, India dhe Tajlanda do të mund të hyjnë në vend pa pasur nevojën e një vize.
Nismën e vlerësojnë pozitivisht edhe operatorët. Por sipas tyre, efektet e kësaj iniciative do të ndihen shumë pak për këtë sezon turistik.
Për më tepër, operatorët ankohen se këto vende ka vështirësi për udhëtime direkte me Shqipërinë.
Ndërkohë, efektet e luftës Rusi-Ukrainë do të penalizojnë një masë të konsiderueshme sezoni thonë operatorët.
Teksa pohojnë se dhe ky sezon me shumë gjasa do të shpëtohet nga “turizmi patriotik”. (A2 Televizion)