Për të “shpëtuar” gjuhën shqipe, botohen dy fjalorë dedikuar fëmijëve, që do të përdoren në shkolla

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 15:55 | Aktualitet
Për të “shpëtuar” gjuhën shqipe, botohen dy

Gjuha shqipe po deformohet. Dukuria ka prekur thuajse të gjithë popullatën e veçanërisht fëmijët. Huazimi e përdorimi i fjalëve të huaja po e përshpejtojnë këtë proces. Për të korrigjuar këtë ecuri negative, akademikët Shezai Rrokaj e Anila Kanaj, në Ditën Ndërkombëtare të Librit prezantuan dy botime dedikuar përvetësimit të gjuhës shqipe; fjalorin ilustrues për të vegjlit nga 5 deri në 11 vjeç dhe atë për fëmijët mbi 12 vjeç.

Fjalorët synojnë gjithashtu të ndihmojnë në mësimin e Gjuhës Shqipe në mënyrën e duhur edhe për fëmijët në Diasporë.

Duke vlerësuar botimet, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nxori në pah me keqardhje mungesën e buxhetit për kërkim të thelluar akademik.

Fjalori ilustrues për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç përmban rreth 6 mijë e 500 fjalë, ndërsa ai për ata mbi 12 vjeç, më shumë se 10 mijë. Dy botimet do të jenë pjesë plotësuese e kurikulës për nxënësit në shkollat e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos