“Beteja” për Lungomaren, Rama: Meta të lexojë sqarimet që i kemi nisur

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 21:26 | Politikë
“Beteja” për Lungomaren, Rama: Meta të lexojë

Ka vijuar në distancë, përmes rrjeteve sociale, debati mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për bllokimin e projektit të “Lungomares”.

Pas komunikatës së Presidencës, se presidenti nuk do lejojë shpërdorimin e fondeve për arsye elektorale, erdhi dhe reagimi i Edi Ramës.

Kreu i qeverisë i konsideron qesharake reagimet e Metës, i cili sipas tij mban prej muajsh të bllokuar një autorizim formal për marrjen e financimit për vijimin e këtij projekti në Vlorë.

https://a2news.com/2021/01/04/akuzat-per-bllokimin-e-projektit-te-lungomares-presidenca-nuk-do-te-lejojme-shperdorimin-e-fondeve-per-qellime-elektorale/

“Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!

Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti  të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka "qëllim selektiv elektoral", prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos